Afganistan, shpërthen autobusi me votues

18/09/2010 11:20

Një autobus me qytetarë afganë në bord shpërtheu në distriktin e Shindand, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve.

Ka mundësi që këta persona të ishin nisur për të votuar. Natën e kaluar një autobus që transportonte disa nomadë shpërtheu,pa shkaktuar asnjë viktmë.

Talebanët paralajmëruan dy ditë më parë që njerëzit të mos shkonin të votonin, pasi ata do të ndërmerrnin sulme të ndryshme ër të sabotuar procesin.

Top Channel