Afganistan, Petraeus: Lufta do të jetë e gjatë

18/09/2010 13:00

“Lufta në Afganistan do të jetë shumë e gjatë”. Kështu është shprehur gjenerali David Petraeus, në një intervistë për “La Repubblica”.

Komandanti i forcave amerikane ëshë shprehur i shqetësuar nga situata në këtë vend dhe theksoi se do të duhet ende shumë kohë deri në ditën e fundit të luftës.

Reagimi i tij ka ardhur në ditën kur në Afganistan po zhvillohen zgjedhjet që po shoqërohen me trazira dhe viktima.

Top Channel