Trump fajësoi emigrantët për trazirat në Francë, Macron kritikon liderët botërorë për “deklarata të pamenduara”
Qytetarët në Afganistan kanë votuar për zgjedhjet parlamentare, pavarësisht kërcënimeve të talebanëve, të cilët bënë thirrje për bojkotin e procesit.
Gjashtë agjentë sigurie mbetën të vrarë nga një sulm taleban në veri të vendit dhe pesë civilë në sulme të tjera.
Kryetari i komisionit të zgjedhjeve bëri të ditur se deri në mesditë kishin votuar 32 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Procesi zgjedhor, gjatë të cilit janë vënë re edhe disa parregullësi, shihet si një test për kredibilitetin e presidentit Hamid Karzai.
Mbi 2500 kandidatë garojnë për 249 vende në dhomën e ulët të Parlamentit. Ushtarët afganë dhe policia ishin në gjëndje gatishmërie, të ndihmuar edhe nga 150 mijë efektiva të huaj.
Top Channel