Afganët drejt kutive të votimit

18/09/2010 03:00

Afganët do të votojnë sot për të rizgjedhur ligjvënësit e tyre. Ndërkombëtarët dhe vetë politikanët afganë i cilësojnë këto zgjedhje si një moment kyç për vendin.

Mbi 2500 kandidatë do të përplasen me njëri-tjetrin për 249 vendet në parlament.

Këto janë votimet e dyta brenda 1 viti në Afganistan. Në 2009 u mbajtën zgjedhjet presidenciale, për të cilat edhe vetë presidenti Karzai, pas presionit diplomatik, pranoi se kishin parregullsi.

Këto zgjedhje shikohen gjithashtu nga ndërkombëtarët si test për kredibilitetin e vendit në arenën ndërkombëtare, si dhe për të verifikuar qendrueshmërinë e politikës vendase.

Top Channel