Suedi, e djathta ekstreme pranë historisë

17/09/2010 21:55

Pas Belgjikës dhe Holandës, vala e ksenofobisë dhe anti-emigracion që po përfshin Evropën po bëhet gati të prekë edhe Suedinë.

Partia e ekstremit të djathtë, Demokratët e Suedisë, pritet të kalojë pragun prej 4% në zgjedhjet e së dielës dhe të realizojë hyrjen historike në Parlament.

Gjithashtu, kjo parti mund të bëhet “gjilpëra e peshores”, pasi as koalicioni i kryeministrit në ikje Reinfeldt dhe as socialdemokratët nuk janë në gjëndje të fitojnë një mazhorancë absolute.

Top Channel