SHBA, nën akuzë spiunët e Venezuelës

17/09/2010 20:55

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar një grup kontraktorësh për energjinë bërthamore se ka tentuar t’i shesë sekrete Venezuelës.

Grupi, i përbërë nga një grua dhe një burrë, u arrestua ditën e premte në Nju Meksiko.

Ata akuzohen se i kanë kaluar informacione mbi teknologjinë bërthamore një agjenti të FBI-së, që spiunonte në favor të Venezuelës.

Shtetasit amerikanë, Pedro dhe Marjorie Mascheroni ishin kontraktorë në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos, në qendrën e kërkimeve bërthamore.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka bërë asnjë akuzë ndaj Karakasit zyrtar.

Top Channel