Paris, nën hetim kryetari i bashkisë

17/09/2010 18:55

Kryetari i bashkisë së Parisit, Bertrand Delano, simbol i së majtës intelektuale, është vënë në shënjestrën e hetuesve.

Delanoe dyshohet për parregullësi në shpenzimet personale, në vecanti për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për rekrutimin e punonjësve komunalë.

Në një raport të hartuar nga Gjykata e Llogarive vihen re “anomali” të ndryshme që u kanë kushtuar qytetarëve një kosto prej 1.8 milionë euro.

Por nga ana e saj bashkia e Parisit, e njohur ndryshe si “Hotel Ville”, ka dhënë garancinë e saj se nuk ka asnjë parregullësi.

Top Channel