Papa i shtrëngon dorën klerikes femër

17/09/2010 22:50

Duke lënë menjëanë konservatorizmin e kishës katolike, Papa Benedikti i XVI ka pranuar shtrengimin e dorës me kleriken femër të kishës anglikane, Xhejn Hedxhes.

Takimi u krye gjatë një kongresi të përbashkët mes klerikëve të kishës katolike dhe asaj protestante.

Vendimi i protestantëve për lejimin e klerikëve femra në gjirin e tyre ka ftohur marrëdhëniet mes Vatikanit dhe kishës anglikane, megjithatë Ati i Shenjtë në fjalën e tij, preferoi të flasë më shumë për të përbashkëtat dhe marrëdhëniet e mira, siç i cilësoi ai mes dy kishave, dhe jo për ndasitë e tyre.

Top Channel