
Të paktën shtatë militantë u vranë kur raketat e qëlluara nga një avion amerikan pa pilot goditën një shtëpi në veri-perëndim të Pakistanit.
Raketa goditi një strehë të militantëve në rajonin e Shaualit, në Uaziristanin Verior, pranë kufirit me Afganistanin.
Zona në fjalë, që konsiderohet si një fortesë e talebanëve dhe Al Kaedës, është goditur vazhdimisht nga sulme të tilla.
Sulmet kanë vrarë mbi 700 persona që nga janari i vitit 2009, si dhe kanë rritur ndjenjën anti-amerikane në Pakistan.
Publikisht Pakistani i ka kundërshtuar sulmet e tilla, por analistët besojnë se autoritetet i mbështesin ato në mënyrë private.
Ushtria amerikane nuk i konfirmon sulmet me avionë të tipit dronë, por analistët vlerësojnë se ajo është e vetmja që zotëron një teknologji të tillë.
Top Channel