“Nuk është një tekst përfundimtar, por një protokoll mirëkuptimi”/ Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk sillen mirë, do fillojmë me bombardimet
Brenda pak ditësh policia meksikane ka arritur të prangosë një tjetër bos droge, duke i dhënë një goditje të fortë trafikut të lëndëve narkotike.
Sergio Villareal i quajtur ndryshe edhe “El Grande”, një prej më të kërkuarve në Meksikë, është prangosur bashkë me dy persona të tjerë gjatë një operacioni. Villareal është një nga protagonistët e dhunës që shpërtheu gjatë dhjetorit për kontrollin e një karteli droge.
Në luftën mes bandave humbën jetën dhjetra persona, ndërsa u vra edhe vëllai i të arrestuarit, Hector. Në 30 gusht u arrestua edhe pretendenti tjetër për drejtimin e organizatës kriminale, Edgar Valdez, një nga njerëzit më të afërt të Arturo Beltran Leyva.
Top Channel