Koreja e Veriut, gjendja e liderit shtyn kongresin

13/09/2010 09:20

Gjendja jo e mirë shëndetësore e liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Il ka shtyrë kongresin e Partisë së Punëtorëve.

Lideri 68 vjecar komunist u godit nga një iktus në gushtin e vitit 2008 dhe që nga ajo kohë ai është shfaqur shumë rrallë në publik. Kim Jong Il vuan edhe nga sëmundjet kronike të diabetit e infeksioni në veshka.

Ndërkohë, Kruqi i Kuq koreanojugor ka njoftuar nisjen e 5 mijë tonelatave oriz dhe 10 mijë tonelatave cimento drejt Koresë së Veriut pas shirave të ditëve të fundit që përmbytën shumë zona.   

Top Channel