Kili, plani B në rrezik, prishet makineria

13/09/2010 08:55

Forcat e shpëtimit po hasin probleme të mëdha në punën për hapjen e një tuneli nga ku do të dalin minatorët e bllokuar 700 metra nën dhe që prej 5 gushtit.

Plani B rrezikon dështimin pasi makineria gërryese ka pësuar një thyerje të rëndë në 268 metra thellësi. Makineria duhet të fillojë gërmimet në një pikë tjetër, cka do të thotë më shumë kohë.

Plani B parashikon hapjen e një galerie me diametër 30 cm që më pas të zgjerohet në 60 dhe në të, të kalojnë minatorët. Ndërkohë, mjekët dhe psikologët u kanë lejuar minatorëve të tymosin deri në 2 paketa në ditë. Kërkesa e tyre për cigare u plotësua pas rregullimit të një sistemi që mundëson qarkullimin e ajrit.

Top Channel