Japoni-Kinë, bisedime të reja për gazin

13/09/2010 09:35

Japonia do t’i kërkojë Kinës një tjetër seri takimesh për shfrytëzimin e gazit në detin lindor kinez.

Negociatat nuk duhet të ndikohen nga incidenti i ndodhur javën e shkuar në ujërat e Senkakut, ishuj në jug të Okinauas. Incidenti ndodhi mes një peshkarexhe kineze dhe dy motovedetave japoneze.

“Takimi do zhvillohet në bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi të nënshkruar nga liderët e dy vendeve”, tha sekretari i qeverisë së Tokjos, Joshito Sengoku.

Top Channel