Turqia voton sot për ndryshimet kushtetuese

12/09/2010 09:15

Turqia ka hapur sot qëndrat e votimit ku 50 milionë banorë janë thirrur për të votuar në favor ose jo të ndryshimeve në kushtetutë.

Bëhet fjalë për 26 pika të dokumentit themeltar të shtetit turk, më të ndjeshmet mes të cilave janë ato që prekin ushtrinë dhe gjykatësit.

Nëse fiton alternativa “po”, atëherë do të ketë ndryshime në strukturën e Gjykatës Kushtetuse ku 14 nga 17 gjykatësit do emërohen nga presidenti.

Top Channel