“Nuk është një tekst përfundimtar, por një protokoll mirëkuptimi”/ Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk sillen mirë, do fillojmë me bombardimet
Rezultatet e para të referendumit për ndryshimin e kushtetutës në Turqi nxjerrin në avantazh alternativën e kryeministrit Erdogan dhe të partisë së tij AKP e cila është edhe propozuesja e këtyre ndryshimeve.
Sipas televizionit turk NTV, kur janë numëruar rreth 67 përqind e votave, mbi 60 përqind e votuesve kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese.
Ndërkohë opozita vendase akuzon se me ndryshimet e propozuara, AKP, partia në pushtet po kërkon të kontrollojë sistemin e drejtësisë në vend.
Përkundër akuzave të opozitës, kryeministri Erdogan dhe partia e tij shprehen se ndryshimet e propozuara do të sjellin legjislacionin e Turqisë më afër standarteve të Bashkimit Europian.
Top Channel