Turqi, mbyllet referendumi

12/09/2010 17:25

Mbyllen qendrat e votimit në Turqi, ku votuesit u thërriten për të pranuar ose për të kundërshtuar ndryshimet e kushtetutës të miratuar në vitet e para të 1980-ës, nën regjimin ushtarak.

Sipas parashikimeve, pritet që diferenca në rezultatin përfundimtar të referendumit të jetë minimale mes miratimit të ndryshimeve kushtetuese apo refuzimit të tyre.

Propozimet sipas Erdogan dhe partisë së tij, AKP do të sjellin Turqinë më afër BE-së, ndërkohë që opozita vendase i kundërshton ndryshimet me argumentin kryesor se ato rrisin pushtetin e kryeministrit.

Një ndër pikat kyçe të ndryshimeve mbetet ajo e rritjes së fuqisë së gjykatave civile kundrejt atyre ushtarake.

Rezultatet e referendumit pritet të dalin në orët e vona të mbrëmjes së dielë.

Top Channel