Nuk i pëlqen mëngjesi, ekzekuton 5 persona

12/09/2010 20:10

Nuk i pëlqen mëngjesi i përgatitur nga e shoqja dhe kjo e revoltoi aq shumë saqë vendosi ta zgjidhë çështjen me armë.

Një 47 vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vrau me armë pesë persona, mes të cilëve bashkëshorten, vajzën e saj dhe 2 fqinjë që ndodheshin në vendngjarje. Më pas burri vendosi t’i japë fund jetës së tij duke përdorur të njëjtën armë, një pushkë gjahu.

Ngjarja aspak e zakontë, u regjistrua në Xhekson të Kentakit, ku çmendurisë së 47 vjeçari i ka shpëtuar një vajzë 7 vjeçe e cila edhe tregoi për policinë se si iu lut vrasësit të mos e qëllojë për t’u larguar më pas me vrap pas vrasjes të së ëmës, fqinje e vrasësit.

Prej disa muajsh 47 vjeçari kishte patur probleme me fqinjët, aq sa ata po bëheshin gati ta dëbonin nga prona ku ai jetonte.

Top Channel