Lirimi i amerikanes, SHBA optimiste

12/09/2010 18:45

Edhe pas anulimit të lirimit të amerikanes prej autoriteteve iraniane për shkaqe “proçedurash”, SHBA shprehet optimiste për lënien e saj të lirë së shpejti.

“Jemi optimistë dhe plot shpresë për lirimin e saj”, deklaron këshilltari politik i presidentit Obama, David Akselrod.

Sarah Shourd mbahet në burgjet iraniane prej disa muajsh bashkë me 2 shtetas të tjerë amerikanë. Ata u ndaluan teksa kishin shkelur ilegalisht kufirin iranian dhe fillimisht u akuzuan si agjentë që tentuan të infiltronin në Republikën Islamike.

Të shtunën e kaluar Shourd parashikohej të lirohej, por një vendim i dytë i autoriteteve iraniane vendosi anulimin e lirimit të saj për shkaqe proçeduriale.

Top Channel