Uashington, ekzekutohet i dënuari me vdekje

11/09/2010 12:05

Një dënim me vdekje është ekzekutuar të premten në shtetin e Uashingtonit, në Shtetet e Bashkuara.

I dënuari, Cal Coburn Brown është vrarë me një injeksion pas 16 vjetësh në pritje të ekzekutimit.

Brown ishte dënuar me vdekje pasi kishte dhunuar, torturuar dhe më pas vrarë një vajzë 21 vjecare, Holly Washa.

Sipas mediave amerikane, katër familjarë të viktimës ishin të pranishëm në momentin e ekzekutimit, në qendrën e burgimit të Uashingtonit.

Para ekzekutimit Brown ka protestuar për “padrejtësinë” që po i bëhet, duke theksuar se persona që kanë kryer krime të shumëfishta janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Top Channel