Meksikë, 24 të vrarë në ditë

11/09/2010 21:55

Vazhdon ankthi i trafikantëve të drogës në Meksikë. Nga e enjtja deri të premten janë vrarë 24 persona në Ciudad Juarez.

Shtatë nga viktimat janë gra, kanë bërë të ditur burimet lokale, që saktësojnë se bëhet fjalë për një bilanc rekord.

Vala e re e dhunës flet për një përballje të re mes karteleve të drogës në qytet.

Mes viktimave është edhe një fëmijë 10 vjeç, i marrë peng me 24 gusht nga Qyteti i Meksikos, edhe pse i ati kishte paguar dëmshpërblimin.

Top Channel