Koreja e Veriut: Po, bashkimit të familjeve

11/09/2010 10:00

Koreja e Veriut i ka propozuar Jugut rifillimin e bashkimit të familjeve të ndara nga ndarja e gadishullit.

Nga ana e tij, Seuli e ka cilësuar si “pozitive” propozimin e bërë nga dega veriore e Kryqit të Kuq.

Kështu, bashkimet do të mbahen në Geumgang, me rastin e një feste solemne. Janë rreth 20 mijë koreanët që kanë marrë pjesë në bashkimet e familjeve të ndara.

Koreja e Jugut e ka mirëpritur propozimin, duke e vlerësuar atë si një sinjal qetësimi duke pasur parasysh tensionet me Veriun.

Top Channel