Francë, zarf me plumb ministrit të Punës

11/09/2010 14:40

Një kërcënim serioz është adresuar ndaj ministrit të Punës në Francë, Eric Woerth, i cili ka marrë një zarf me plumb.

Woerth është përfshirë në cështjen Bettencourt, për ryshfetet që dyshohet se kanë marrë disa politikanë, si dhe është përgjegjës për reformën e pensioneve.

Sipas xhandarmërisë, dje në bashkinë e Shantilisë, ku Woerth është kryetar, ka mbërritur zarfi me një plumb dhe me kërcënime në adresë të ministrit.

Agjencia franceze e lajmeve “AFP” bën të ditur se prokuroria lokale ka nisur një hetim mbi cështjen.

Top Channel