Azi, Kina shtyn bisedimet me Japoninë

11/09/2010 09:45

Pekini ka shtyrë bisedimet diplomatike me Tokion, pasi një gjykatë japoneze zgjati me 10 ditë periudhën e burgimit për kapitenin kinez të një varke peshkimi.

Kapiteni u arrestua më herët gjatë javës, pasi anija e tij u përplas me dy varka japoneze patrullimi, në afërs të ishujve të diskutueshëm në lindje të Detit Kinez.

Autoritetet japoneze e akuzojnë atë se e bëri qëllimisht veprimin, por ato kineze kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij. Kjo është një tjetër cështje që ka ngritur tensionet mes dy vendeve.

Zona ku ndodhi përplasja mes varkave është pranë ishujve të pabanuar, të njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoju në Kinë, që kontrollohen nga Japonia por për të cilët insistojnë edhe Kina me Taivanin.

Top Channel