11 shtatori, apel i Obamës

11/09/2010 14:15

Në 9-vjetorin e atentateve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, presidenti Barack Obama i kërkon amerikanëve që të mos lejojnë ndarjen mes tyre.

“Cdo vit në këtë kohë, rinovojmë vendosmërinë tonë për të luftuar ndaj atyre që kryejnë akte të tilla barbare terroriste”, tha Obama në fjalimin e tij të përjavshëm, ku siguroi se mbrojtja e vendit do të jetë kryesore.

“Shpesh në momente të tilla, disa tentojnë të stimulojnë të na ndajnë në bazë të ndryshimeve tona e duke na bërë të verbër të shohim atë cfare kemi të përbashkët”, u shpreh Obama.

Kreu amerikan theksoi se në 11 shtator të gjithë duhet të kujtohen të japin më të mirën e vetes së tyre dhe të mos e lëshojnë veten ne tundimin për t’u ndarë.

“Të qëndrojmë bashkë dhe të luftojmë për njëri-tjetrin”, tha presidenti.

Top Channel