Serbia miraton ndryshimet në rezolutë
08/09/2010 17:30
Qeveria e Serbisë ka miratuar ndryshimet në rezolutën për Kosovën, që Ministria e Jashtme e Beogradit do të paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Sipas informacioneve të fundit, ndryshimet e bëra kanë qenë në harmoni me qëndrimet e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, miratimi vjen pas një takimi që konsiderohet pozitiv mes shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton dhe presidentit serb Boris Tadic.
Teksti i projekt/rezolutës është harmonizuar edhe me të gjitha partitë në koalicion dhe ato në opozitë në Serbi.
Kështu, Ministria e Jashtme serbe do të dërgojë në OKB rezolutën e re, e cila nuk do të ketë amendamente.
Top Channel