‘Sakineh’, Irani pezullon dënimin me vdekje
08/09/2010 14:40
Autoritetet iraniane kanë pezulluar vendimin për dënimin me vdekje të Sakineh, gruas, e cila ishte shpallur fajtore sipas ligjit vendas për tradhti bashkëshortore dhe për pjesëmarrje në vrasjen e burrit të saj.
Lajmin e bëri të ditur një deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme Iraniane.
“Vendimi për tradhtinë bashkëshortore është bllokuar dhe do të rishikohet”, tha ministri Ramin Mehmanparast në një intervistë për një televizion lokal.
Top Channel