Kolumbi, fushatë për shtimin e krokodilit

06/09/2010 16:05

Në Kolumbi ka nisur një fushatë mjaft e vecantë për ripopullimin e lumenjve me krokodilë pasi vitet e fundit numri i tyre po zvogëlohet në mënyrë drastike.

Rajoni më i interesuar ndaj këtij projekti është ai i Barrankos në veri të vendit amerikano-latin. Vetëm këtë fundjavë janë lëshuar në lumë rreth 800 krokodilë të vegjël.

Ndërkohë, në 6 muajt e fundit numri i krokodilëve të lëshuar është rreth 7 mijë. Aligatorët mishëngrënës lihen të lirë në ujërat e lumit Magadalena.

FOTO GALERI
2/4
7 mijë ekzemplarë janë hedhur në veri të vendit

Top Channel