Një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor që lidh Shqipërinë me Selanikun, në afërsi të Kozanit. Ngjarja ndodhi rreth ore 6:00 të mëngjesit, në kohën kur në zonë po binin reshje te dendura shiu.
Sipas policise lokale, nje automjet me targa greke ne te cilin udhetonte nje familje shqiptare u perplas ne rrethana ende te panjohura me nje automjet tjeter edhe ky me targa greke qe drejtohej nga nje banor i zones.
Besohet se shkak per kete aksident mund te kete qene shpejtesia por edhe reshjet e denduara te shiut. Si pasoje e përplasjes mbetet të vdekura Elida Sarko, 26 vjec dhe Anisa Xhafa 10 vjec. Te plagosur u nxoren nga makina edhe dy shqiptare te tjere,te cilet u derguan ne spitalin rajonal.Ata ndodhen ne gjendje te rende,por jo ne rrezik per jeten.
Policia po heton lidhur me rrethanat e aksidentit, nderkohe qe trupat e viktimave u derguan ne morgun e spitalit te Follorines per ekzaminim mjeko-ligjor.Me pas,trupat e tyre do te sillen ne Shqiperi.
Top Channel