Uragani Earl drejt bregut lindor të SHBA

31/08/2010 14:40

Uragani Earl, i dyti i sezonit të tufaneve në Atlantik, u perplas mbi Karaibe me shira dhe erëra që kapërcenin 210 kilometrat në ore, ndërsa tani po i drejtohet bregut lindor të Shteteve të Bashkuara.
 

Nga stuhi e kategorisë së tretë, Earl ka marrë forcë gjatë rruges duke u kthyer në uragan të kategorise katër, nga 5 që është maksimumi i fuqise. Stuhia nuk ka shkaktuar deri tani deme te medha, por sinoptikanet thone se forca e saj nuk duhet nenvleresuar. Sipas tyre, nese uragani prek token, mund te shkaktoje deme katastrofike.

Autoritetet e Republikës Domenikane vendosën evakuimin e qyteteve në brigjet lindore të vendit për t’i paraprirë një fatkeqesie të mundshme. Ne Puerto Riko, mijera njerez mbeten pa energji elektrike dhe uje te pijshem.

Qendra Kombëtare e Uraganëve në Majemi të SHBA-së deklaroi se uragani “Earl” u fuqizua tej parashikimeve duke u kthyer në një kërcënim serioz për te gjithe zonat qe jane në rrugën e tij.

Top Channel