Uragani “Earl”, alarm në Karaibe

31/08/2010 02:45

Uragani “Earl”, i cili gjatë rrugës së tij, nga kategoria 3 kaloi në atë maksimalen, 5, ka vënë në alarm autoritetet në Karaibe.

Në ishujt Virxhinë shpëjtësia e erës shkoi deri në 195 kilometra për orë. Ndërkaq autoritetet e Republikës Domenikane vendosën evakuuimin e qyteteve në brigjet lindore të vendit për t’i paraprirë një katastrofe të mundshme.

Qendra kombëtare e uraganëve në Majemi të SHBA-së deklaroi se uragani “Earl” u fuqizua tej parashikimeve duke u kthyer në një kërcënim serioz për zonat të cilat përfshihen në rrugën e tij.

Top Channel