Takim sekret mes Abbas dhe Barak

31/08/2010 11:00

Presidenti palestinez Mahmud Abbas dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak kanë zhvilluar një takim sekret në Amman, përpara bisedimeve për paqen në Lindjen e Mesme, që do të hapen këtë javë në Uashington.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat izraelite.

Të dy janë takuar të dielën në një banesë private në kryeqytetin jordanez, ku Barak ka pasur një takim me mbretin jordanez Abdullah II.

Ministri izraelit i Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar lajmin.

Top Channel