Spanjë, goditet rrjeti i prostitucionit me meshkuj

31/08/2010 19:15

Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet të trafikut të qënieve njerëzore, i cili sillte të rinj brazilianë në Spanjë për të punuar si prostitutë.

Autoritetet lokale kanë arrestuar 14 persona që dyshohet se drejtonin rrjetin, si dhe kanë ndaluar 17 meshkuj, të cilët shfrytëzoheshin për prostitucion.

Krerët e organizatës i drogonin viktimat e tyre me kokainë, viagra dhe droga të tjera stimuluese, bëjnë të ditur autoritetet.

Ato thonë se është hera e parë që kanë shkatërruar një rrjet trafiku të qënieve njerëzore, që shfrytëzonte meshkuj për prostitucion.

Burimet shtojnë se punëtorët e seksit ishin rreth të njëzetave dhe shumica e tyre vinin nga veriu i Brazilit.

Top Channel