Republikanët: Obama, përkrahje Islamit

31/08/2010 16:15

Për pjesën më të madhe të republikanëve, Obama ka objektiv të njëjtë me atë të fondamentalistëve myslimanë, të imponojë ligjin islamik në botë.

Kështu thotë një sondazh, sipas të cilit 14% e zgjedhësve republikanë shprehen të sigurtë se presidenti amerikan ka marrëdhënie me instancat ekstremiste.

Vetëm 33 për qind vlerësojnë se këto dyshime janë të rreme dhe 7% deklarojnë se ato janë vetëm fantazi.

Pjesa e mbetur e të intervistuarve, ose 8 për qind e tyre, nuk e kanë kuptuar pyetjen ose nuk kanë dashur të përgjigjen.

Top Channel