Petraeus: Talebanët po reagojnë ashpër

31/08/2010 18:10

Komandanti i trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali David Petraeus ka deklaruar se talebanët po reagojnë ndaj rritjes së operacioneve ushtarake, duke shkaktuar shumë më tepër viktima.

“Sulmet e tyre janë shtuar pasi ne kemi shtuar angazhimet tona, duke arritur të marrim nën kontroll zona që në vitet e fundit ishin kthyer në bastione”, ka pohuar Petraeus.

Sipas tij, është pikërisht atëherë kur bastionet e armikut kërcënohen momenti kur duhet pritur një kundërpërgjigje.

Që nga fillimi i vitit janë 485 ushtarët e koalicionit ndërkombëtar që kanë humbur jetën në operacione të ndryshme.

Top Channel