Meksikë, përleshje ushtri-narkos, 8 viktima

31/08/2010 02:20

Përleshjet mes ushtrisë meksikane dhe karteleve të narkotrafikut shkaktuan vdekjen e të paktën 8 personave në provincën e Verakruzit.

Sipas njoftimeve të autoriteteve vendase mes viktimave ndodhet edhe një ushtar dhe një civil, ndërsa 6 personat e tjerë janë pjesë e bandës së narkotrafikut që operonte në zonë.

Përleshjet kanë ardhur në një kohë kur u përjashtuan nga detyra mbi 3 mijë agjentë federalë në të gjithë Meksikën.

Top Channel