Kili, minatorët e bllokuar, fillon gërmimi

31/08/2010 09:05

Ka filluar operacioni i gërmimit të nevojshëm për shpëtimin e 33 minatorëve të bllokuar në galeritë e minierës San Josè, në veri të Kilit.

Autoritetet synojnë bërjen e një pusi të thellë 700 metra që duhet të lejojë, pas tre ose katër muajve, të nxjerrë minatorët në sipërfaqe.

33 punonjësit janë spostuar nga vendstrehimi i tyre në një zonë më të përshtatshme për të qendruar.

Top Channel