Iraku, Obama u drejtohet amerikanëve

31/08/2010 01:50

Mbrëmjen e së martës presidenti Barak Obama, pritet t’i drejtohet popullit amerikan mbi përfundimin e luftës në Irak me një fjalim nga zyra Ovale.

“Misioni ynë luftarak në Irak është drejt fundit, por përpjekjet tona për një Irak të sigurt dhe të aftë për t’u vetëqeverisur nuk do të ndalen. Siç e dini 50 mijë trupa amerikane do të vazhdojnë të qendrojnë në vend për të ndihmuar forcat e sigurisë irakiane në marrjen e plotë të kontrollit të vendit të tyre nga 1 shtatori”, citohet presidenti Obama në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Ashtu siç ishte parashikuar, tërheqja e mbi 100 mijë trupave dhe mijëra mjeteve nga Iraku përfundon ditën e sotme. Nga data 1 shtator të gjitha operacionet e sigurisë në Irak do të ndërmerren nga forcat vendase.

Top Channel