Irak, kryeministri: Tani jemi sovran dhe të pavarur

31/08/2010 13:25

Kryeministri irakian duke përshëndetur trupat amerikane në përfundim të misionit të tyre, ka deklaruar se “nga sot Iraku është një vend sovran dhe i pavarur”.

Për Nouri al Maliki, Iraku ka fituar pavarësinë dhe forca e tij e sigurisë tani mund të përballojë të gjitha kërcënimet, si ato të brendshme ashtu edhe të jashtme.

“Forcat tona të sigurisë do të marrin drejtimin dhe garantojnë sigurinë e vendit, duke përballuar çdo kërcënim”, është shprehur al Maliki.

Top Channel