Hollandë, arrestohen dy terroristë

31/08/2010 11:10

Dy pasagjerë të nisur nga Chicago janë arrestuar në aeroportin e Amsterdam sepse dyshohen si terroristë.

Lajmin e ka bërë të ditur ABC duke saktësuar se arrestimet janë kryer me kërkese të autoriteteve amerikane. Dy burrat janë identifikuar si Ahmed Mohamed Nasser al Soofi, nga Detroit dhe Hezem al Murisi, vendbanimi i të cilit nuk është bërë i ditur.

Sipas ABC, Al Soofi duhet të jetë shtetas nga Jemeni.

Dy personat kishin hipur në avionin e United Airlines të nisur nga Chicago me destinacion Amsterdamin. Autoritet dyshuan se këta persona po përgatisnin një atentat terrorist.

Sipas informacioneve të fundit nje prej tyre kishte në bagazhe ato që autoritetet i quajtën bomba false.

Por ajo që mendohet është se këta dy persona kryen një udhëtim prove, në përgatitje të atentatit të vërtetë.

Top Channel