Shtypi iranian: Carla Bruni prostitutë

30/08/2010 10:00

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën e parë të Francës, Carla Bruni.

“Prostitutë dhe imorale” shkruan shtypi qeveritar për bashkëshorten e Nicolas Sarkozy pasi ajo kishte firmosur një peticion për lirimin e Sakineh Mohammadi Ashtiani, gruas së dënuar me vdekje për marrëdhenie jashtë kurore.

Për momentin autoritetet iraniane kanë pezulluar ekzekutimin me varje pas presionit dhe protestave në perëndim. 

Top Channel