Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti shpërndau një kopje të kontratës koncensionare për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin “Kardhiq”.
Ashtu si në deklaratën e një dite më parë të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë, Prifti tha se procedura e lëshimit të lejes koncensionare ka qenë tërësisht e ligjshme.
“Unë në syrin e një eksperti nuk shoh asnjë nxitim, asnjë shkelje ligji në këtë kontratë. Koncensioni është vetëm për një kaskadë dhe ka vetëm një licensë”, tha Prifti.
I pyetur nga gazetaret nese ishte ne djeni te ndonjë lidhjeje familjare te ministrave te kabinetit qeveritar me personat te cilet kane perfituar leje koncensionare, ministri tha se edhe nese ka raste te tilla nuk eshte cenuar ne asnjë moment ligji.
“Nuk ka patur shkelje te ligjit nga asnje minister i djeshem apo i sotem ne lidhje me dhenien e koncensioneve. Të gjithë janë të lirë për sipërmarrje të cfarëdo natyre, mjafton të zbatojnë ligjin”, tha Prifti.
Persa i perket situates energjitike ne vend, Prifti tha se rezervat ujore jane me te larta se nje vit me pare dhe garantojne prodhimin e energjise der ne muajin dhjetor. Aktualisht prodhohet 10 milion këh energji ne dite, ndersa konsumi arrin ne 18 milione kwh. Nderkaq importohen rreth 8 milione kwh energji te mbuluar konsumin dhe humbjet .
Top Channel