Steinmeier dhuron veshkën për bashkëshorten

23/08/2010 14:30

Ish ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka dhënë një shembull të qartë dashurie.

Lideri i opozitës socialdemokrate do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për t’i dhuruar një veshkë bashkëshortes së tij Elke Buedenbender, e cila vuan nga një sëmundje që është rënduar shumë javët e fundit. Për këtë arsye, Steinmeier do ta braktisë politikën për disa muaj.

“Vetëm një transplant mund ta shpëtojë”, u shpreh ish rivali i kancelares Angela Merkel. Politikani 54 vjecar theksoi se vendimin e ka marrë për shkak të listës së gjatë të njerëzve që janë në pritje të një veshke.

Në pritje të rikthimit të Steinmeier, drejtimin e partisë do ta marrë veterani Joachim Poss. Ish ministri dhe bashkëshortja e tij 48 vjecare me profesion gjykatëse, kanë një vajzë 14 vjecare.

Top Channel