Los Angeles pret shpërthimin e “bombës atomike”

23/08/2010 10:00

Los Angeles është një nga qytetet më luksoze të botës, por jo të gjithë e dinë që kryeqendra e Hollywood-it është edhe një nga qytetet më të rrezikshme të planetit pasi ndodhet pranë një “bombe atomike” me sahat.

Kalifornia pozicionohet në një nga pikat më të nxehta të globit pasi jo shumë larg ndodhen edhe pllakat tektonike të planetit, pjesë e unazës së zjarrtë të Paqesorit.

Më shumë se kushdo, kësaj i tremben shkencëtarët, sipas të cilëve, Toka i ka dhënë sinjalet se tashmë ka ardhur momenti për një tërmet me përmasa katastrofike në Los Angeles. Mesatarisht zona preket nga një tërmet i madh cdo 95 vjet dhe aktualisht kanë kaluar 153 vjet që nga tërmeti i vitit 1857.

Në studimin që i ka bërë frekuencës së tërmeteve, Grant Ludwig nga Universiteti i Kalifornisë shkruan se tërmetet e mëdha kanë prekur zonën në vitet 1417, 1462, 1565, 1614, 1713. Tërmeti i fundit i madh ishte ai i vitit 1987, saktësisht 7.9 ballë dhe zgjati deri në tre minuta. Nëse përsëritet edhe sot një gjë e tillë, Los Angeles do të kthehej në një qytet fantazmë.

Top Channel