Kinë, kompania mat kohën e punonjësve në tualet

23/08/2010 10:40

Kina mund të jetë një vend komunist por kapitalizimin po e aplikon më rreptësisht se vendet perëndimore.

Këtë e tregon më së miri sistemi i ri i montuar nga komoania Nanchin në banja, ku punonjësve u matet koha që qëndrojnë në tualet.

Sipas kësaj kompanie, një punojës nuk mund të kalojë më shumë se 400 minuta në muaj në tualet. Koha e gjithsecilit punëtor do të matet gjatë gjithë 30 ditëve dhe nëse dikush e kalon këtë kuotë, do të gjobitet.   

Top Channel