SHBA, vjen pizza-burger 15 metra

22/08/2010 17:20

Në një kohë që zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama ka nisur një fushatë për ushqimin e shëndetshëm të fëmijëve, nga Nju Jorku vjen një risi.

Paninja 15 cm e lartë me përbërje pizza e quajtur pizza-burger, është prodhuar nga një rrjet fast food-i në qytetin amerikan. Kjo pizza përbëhet nga 4 feta sallam, speca dhe shumë salca.

Këtë “shpikje” e ka prodhuar firma Burger King me cmimin 12.99 dollarë. Në reklamën që i bëhet këtij ushqimi, rrjeti i dyqaneve u bën thirrje njerëzve të jenë në shoqëri kur ta blejnë pizza-burger-in, pasi duhen të paktën 4 persona që tqa konsumojnë.

Top Channel