Shkarkimet abuzive nga puna

14/08/2010 14:10

Edhe pse marrëdheniet mes punëdhënësve e punëmarrësve janë zyrtarizuar dhe sanksionuar përmes kontratave, sërish arbitrariteti i drejtuesve të institucioneve, qoftë shtetërore apo private, vazhdon t’i ndëshkoje punonjësit.

Ne shumicen e rasteve te shkarkuarit i drejtohen gjykates, duke e fituar procesin. Megjithate jo gjithmone vendimet zbatohen. Ne 90 perqind te padive te depozituara ne Gjykaten e Tiranes eshte konstatuar shkelje e kushteve te kontrates dhe te kodit te punes, duke penalizuar punedhenesin me urdherin e rimarrjes ne pune si dhe pageses nga disa muaj deri ne nje vit.

Megjithese jane te pakta rastet kur keto vendime te gjykates jane zbatuar, pra kur i pushuari te jete rikthyer ne pune, mesohet se me se shumti ekzekutohet pjeserisht vendimi i togave te zeza per dhenien e te drejtes se rroges per 12 muaj, por jo pa perfunduar ceshtja edhe ne shkallet e tjera te gjyqesorit. Pergjate ketyre tete muajve Gjykata e Tiranes ka urdheruar rikthimin ne detyre  te mbi 160 personave, shumica e te cileve rezultojne te larguar nga puna pa u njoftuar sipas afateve te kontrates dhe te pushuar pa arsye. Per keta te demtuar gjykata ka vendosur gjithashtu edhe demshperblimin e tyre me 12 muaj page plus, per shkak te zgjidhjes se menjehershme dhe te pajustifikuar te mardhenies se punes nga punedhenesi.

Sipas gjykates nenet me te shumta te kodit te punes qe ka shkelur punedhenesi jane neni 146/3 sipas te cilit zgjidhja e kontrates behet pa shkaqe te arsyeshme dhe neni 144/3 zgjidhja e kontrates nuk njoftohet me shkrim por gojarisht dhe jo brenda afateve.

Ndersa punemarresi shpesh ka shkelur kontraten me se shmuti duke shkelur nenin 151 per thyerje disipline ne pune, vjedhje apo shkelje te mirebesimit. Sipas vendimeve te gjykates organet me te paditura nga te pushuarit nga puna jane doganat, prefektura, ministri te ndryshme, policia e shtetit e deri tek posta shqiptare.

Top Channel