Zjarret në Rusi, Obama ofron ndihmë

13/08/2010 11:35

Presidenti Barack Obama i ka ofruar ndihmë Rusisë në luftën antizjarr, në një kohë që flakët e shumta po shkatërrojnë zona të tëra ditët e fundit.

Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit e Kremlinit, duke iu referuar një bisede telefonike mes dy presidentëve.

Obama ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka shprehur gjithë solidaritetin e tij.

Po ashtu edhe mbreti i Spanjës i ka telefonuar presidentit rus Dmitri Medvedev duke ofruar ndihmën e tij.

Top Channel