Turqia reagon ndaj sulmit në konsullatë

13/08/2010 10:45

Pak orë pas shpërthimit të një bombë artizanale në oborrin e konsullatës turke në Selanik, Ankaraja shprehu shqetesimin per ngjarjen.

Ministri i Jashtem turk, Ahmet Davutoglu i telefonoi ministrit te Jashtem të Greqise Dhimitris Drucas per te shprehur shqetesimin e Ankarase lidhur me shperthimin e bombes ne Selanik.

Davutoglu,kerkoi marrjen e masave shtese  te sigurise ne godinat me interes turk ne te gjithe vendin dhe u tha autoriteteve greke te izolojne grupet ekstremiste qe tentojne te trazojne klimen e mire ne marredheniet midis Athines dhe Ankarase gjate ketyre viteve te fundit.

Ministri i Jashtem turk falenderoi Athinen  zyrtare per reagimin e saj te shpejte. Nga ana e tij,zoti Drucas,perseriti edhe nje here se Athina mbetet e vendosur ne qendrimin e saj per marredhenie te mira me fqinjin e saj,Turqine.Ai denoi sulmin ndaj konsullates turke dhe premtoi masa shtese per sigurine e godinave diplomatike turke.

Top Channel