Shkencëtarët, drejt mantelit të padukshëm

13/08/2010 11:10

Mund të jenë mëndafshi dhe ari materialet bazë për të ndërtuar në të ardhmen një mantel që të bën të padukshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur një kërkues italian që punon në SHBA.

Ai i ka përshkruar rezultatet e para në revistën Advanced Materials.

Për të marrë prototipin e mantelit të Harry Potter, shkencëtarët kanë futur në një copë mëndafshi 10 mijë spirale të vogla ari.

Top Channel