SHBA miraton ligjin e kufirit

13/08/2010 12:00

Senati Amerikan ka miratuar legjislacionin e ri për të frenuar hyrjen e emigrantëve ilegale nga Meksika dhe për të ndaluar aktivitetet e trafikantëve të drogës.

Korrespondenti i BBC-së në Washington thotë se ligji i ri vjen para zgjedhjeve të rëndësishme të Kongresit që do të mbahen në muajin nëntor.

Masat e reja do të kushtojnë rreth 600 milion dollarë, duke punësuar 1500 agjentë të rinj dhe roje kufitare.

John Cook, kryebashkiaku i qytetit të El Pasos në Teksas në kufi me Meksikën thotë se është i kënaqur me ligjin e ri.

‘Ajo që kam parë deri tani është se ata e kanë ndarë fondin për 250 punonjës të rinj të doganës dhe 250 policë të emigracionit. Ajo që ne kërkuam ishte më shumë forca sigurie në pikat e hyrjes’, thotë zoti Cook.

Top Channel